Binjakja çoi motrën te zonja Eni, e motra i kthehet: Po më ke kërkuar të bëjë fëmijë për ty po unë s’jam fabrikë

Dy motrat binjake Luljeta dhe Bukuria dolën në këtë seancë ndërmjetësimi në “Shihemi në Gj yq” përballë njëra-tjetrës. Ka qenë Luljeta e cila ka thirrur binjaken e saj Bukurie, pasi sipas saj kjo e fundit i ka shkaktuar shumë probleme e madje kohët e fundit po e ndan edhe nga burri. “Kam sjellë motrën time këtu se më ka shka tërruar jetën dhe po më shkat ërron edhe tani, po më ndan nga burri”, u shpreh Luljeta.

Por nga ana tjetër Bukuria thotë se binjakja e saj është bërë shkak që ajo është ndarë nga e gjithë familja.
“Unë nuk e di pse më ka thirru motra, e di që më ka thirrur por edhe më ka ndarë me njerëzit e mi, prandaj kam ardhur ta shikoj edhe unë, ta di se pse është hidhëruar me mua se ka vite që s’flet”, tha Bukuria.
E gjithë kjo situatë është krijuar nga një premtim i pambajtur. Luljeta duke qenë se nuk bënte dot fëmijë, ia ka kërkuar këtë nder motrës së saj e cila ka rënë dakord, por nuk e ka mbajtur premtimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *