Ajo bëhet shpesh herë xheloze, shqiptari i premton të fejuarës 10 vite më të madhe: Do jem vetëm i yti

Orgesi ka ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” gjysmën e tij të zemrës, Mirandën. Orgesi ndau gjatë rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan historinë e tyre që ka nisur prej tre vitesh në një terminal tragetesh në Brindisi. Pavarësisht dashurisë së madhe, Miranda ndjehet shpesh e pasigurt dhe xheloze për Orgesin për shkak të diferencës së tyre në moshë. Ai është 37 vjeç, ndërsa ajo 10 vite më e madhe dhe kjo është arsyeja pse Orgesi ka ardhur të sigurojë të dashurën e tij se do të jetë krah saj.

Miranda: Për shkak që kemi diferencë moshe unë shumë herë i kam kërkuar Orgesit që të mund ta marrë lirinë e tij mbrapsht dhe të mund të njohë një person tjetër që të ndihet i lumtur sepse unë kjo jam, këto vite kam, kjo është pamja ime, ky është formimi im dhe i them Orgesit që të mund të kthehet mbrapsht, por Orgesi nuk e ka pranuar për asnjë moment këtë gjë dhe ka vazhduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *