E dhimbshme/ “Fiati” humb kontrollin dhe del nga rruga në Bulqizë, 24-vjeçari humb jetën

Një i ri, vetëm 24-vjeç, ka humbur jetën këtë mbrëmje për shkak të një aksidenti rrugor. Lajmin e dhimbshëm e bën me dije policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, ku 24-vjeçari me iniciale S.T ka humbur kontrollin e automjetit tip “Fiat Punto”.

Si pasojë ai ka dalë nga rruga dhe përplasja ka qenë aq e fortë, sa për t’i marrë jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *