Babai i Aleksandër Sadikajt zbardh detaje tronditëse: Biznesmeni Papa e zuri në kurth, i kishin borxh paratë e 100 kg drogë

Fatmir Sadikaj, ka treguar se djali i tij Aleksandër Sadikaj, i vrarë me tritol në qershor 2022, ka pasur konflikte të vazhdueshme me Edmond Papën, i cili u ekzekuta në Tiranë më 16 dhjetor të të njëjtit vit, është futur në kurth nga Edmond Papa dhe dy persona të tjerë.

Gazetari Elton Qyno shkruan se në dëshminë e dhënë nga Fatmir Sadikaj, emri i Papës është përmendur si Edmond Hoxha, me mbiemrin e dytë që njihet 49-vjeçari, por kjo ishte një indicie që Policia ta mbante në vëzhgim dhe të mund të shmangte vrasjen e 16 dhjetorit.

Shkak për konfliktitn, sipas babait të Sadikajt është bërë një borxh që Papa i kishte 27-vjeçarit. Më konkretisht, ai i kishte blerë 100 kg hashash disa vite më parë, por nuk ia kishte shlyer të gjitha paratë. Për rrjedhojë, i riu ishte konfliktuar me 49-vjeçarin dhe dy personat e tjerë që përmenden me inicialet D.H dhe D.M, shokë të këtij të fundit.

Ndaj, mendohet se Papa Papa ka qënë dhe personi i fundit që ka kontaktuar dhe i ka kërkuar takim në periferi të Tiranës, Aleksandër Sadikaj, pikërisht ditën që u vra, por rrugës shpërtheu bomba në mjetin e tij dhe i riu ndërroi jetë.

Për vrasjen e Papës është vënë në pranga Albano Velo dhe është shpallur në kërkim Andreë Bode. Velo, djali i një punonjësi policie, Dilaver Velo, i cili u pezullua dhe po hetohet gjithashtu, dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa Bode ka qenë ekzekutori i 49-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *