Aksident i rëndë në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, humbin jetën 3 persona

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së 3 personave, Kujtim Istrefit, Murat Istrefit dhe Lulzime Istrefit ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi, Firuze Istrefi 56 vjeç të cilët kanë qenë pasagjerë.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *