Thuhet se Luiz Ejlli vuan nga kjo sëmundje e rrallë… por a është e shërueshme?

Sipas Pamfletit i cili ka arritur të sigurojë një informacion nga burime brenda spitalit, ku është specifikuar se Luiz Ejlli nuk vuan nga një tumor por nga një sëmundje tjetër e rëndë e cila quhet bronkiektazi. Kjo sëmundje prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion. Sipas specialistëve, njerëzit e lindur me këtë sëmundje nuk mund të jetojnë për një kohë të gjatë, ndërsa njerëzit që e kanë marrë gjatë jetës, me mbajtje nën kontroll mund të kenë prognozë të mirë. Bronkiektazia renditet tek sëmundjet e rënda.
Bronkiektazia është zgjerimi i parregullt i bronkeve apo degëve të tyre që zakonisht sjell një risk më të madh për të marrë infeksion.

Çfarë është bronkiektazia? Bronkiektazia është një gjendje në të cilën tubat bronkialë në mushkëri dëmtohen nga inflamacioni ose shkaqe të tjera dhe muskujt e butë të bronkeve shkatërrohen. Përveç kësaj, elasticiteti i bronkeve shpesh humbet. Bronkiektazia mund të merret gjatë jetës ose të ketë një origjinë gjenetike. Shumë mjekë besojnë se bronkiektazia është një formë e sëmundjeve kronike obstruktive (bllokuese) të mushkërive (COPD), duke përfshirë edhe bronkitin kronik dhe emfizemën.

Njerëzit në rrezik për t’u prekur nga bronkiektazia përfshijnë: Individët me mangësi të antiproteinikut alfa -1 (alfa – 1 antitripsin) apo që vuajnë nga një defekt embriologjikal që quhet immotile cilia (ciliat e palëvizëshme) (cilium është një lloj qime që haset tek sipërfaqet e disa tipeve të ndryshme të qelizave, qerpik);
Njerëzit me fibrozë cistike;

Fëmijët të cilët zhvillojnë infeksione të mushkërive, të cilat shkatërrojnë indet e mushkërive, kanë rrezik të zhvillojnë bronkiektazi, më vonë në jetën e tyre;

Njerëzit të cilët shfaqin infeksione që ripërsëriten në mushkëri, që thithin në mushkëri trupa të huaj, ata që kanë patur një histori të tuberkulozit apo sëmundjeve inflamatore të zorrëve;

Shkaktaret e bronkiektazisë? Bronkiektazia shkaktohet nga dëmtimi i mureve të bronkeve; ky dëmtim ka të bëjë me shkatërrimin e muskujve të butë dhe indeve elastike, që i lejojnë tubat bronkialë të kontraktohen. Nëse bronket dëmtohen, sekrecionet që prodhohen normalisht në mushkëri, nuk largohen në mënyrën e duhur dhe shkaktojnë rritje të mundësisë që infeksionet (pneumoni, bronkit) të zhvillohen. Fatkeqesisht, këto infeksione mund të shkaktojnë dëmtimin e mëtejshëm të mureve bronkiale, duke prodhuar një cikël në rritje dëmtimesh dhe më pas edhe infeksionesh. Ndërkohë që cikli rritet, funksioni i mushkërive ulet.

Siç u përmend më parë, shkaqet e kësaj sëmundjeje mund të fitohen gjatë jetës (p.sh. infeksion, ekspozim ndaj mjedisit, drogës dhe alkoolit) ose të jenë kongjenitale (p.sh. mungesa e antitripsinës alfa-1, sindroma cilia immotile).

Po cilat janë llojet e bronkiektazisë?Jane 3 lloje kryesore të bronkiektazisë. Këto lloje përcaktohen nga pamja e tyre anatomike/mikroskopike. 1. Bronkiektazia cilindrike, forma më e butë e bronkiektazisë e cila shfaq humbjen e funksionit normal mbyllës, tërrugëve të ajrit. 2. Bronkiektazia sakulare (që formon qeska) ose varikoze shfaq një shtrembërim të mëtejshëm të murit të rrugëve ajrore së bashku me prodhimin e mukozës dhe gëlbazës nga individi; disa nga bronket mund të duken sikur janë ruazore.

3. Forma më e rëndë e bronkiektazisë dhe njëkohësisht më pak e hasura, është bronkiektaza cistike. Kjo formë shfaqet me hapësira të mëdha ajrore dhe me një pamje si zgjoje bletësh, kur shihet me skaner tomografik kompjuterik (CTdhe zakonisht mushkëria ka mure më të trashë se sa gungthat që shihen tek emfizema. Disa njerëz shfaqin më shumë se një lloj bronkoektazie në mushkëritë e tyre.

Fatkeqësisht, bronkiektazia nuk është një sëmundje e shërueshme, por një sëmundje që përparon ngadalë. Trajtimi i bronkiektazisë bazohet në kontrollin e simptomave dhe parandalimin e infeksioneve të mëtejshme. Protokollet e trajtimit shpesh përfshijnë mbajtjen konstante të imunizimit, duke eliminuar faktorët rëndues të tillë si pirja e duhanit, alkoolit dhe drogës, si dhe inkurajimin e ushqyerjes së mirë. Rritja e sasisë së lëngjeve që konsumoni për të mbajtur mukusin më pak ngjitës, është një tjetër trajtim. Ndonjëherë një ekspektorant (për të larguar mukusin) dhe medikamentet për hollimin e mukusit, mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave.

Terpaia fizike për kraharorin, e cila zakonisht përfshin trokitje ritmike me duar në anën e pasme të gjoksit, mund të ndihmojë për të holluar gëlbazën, në mënyrë që ju ta nxirrni nëpërmjet kollës.

Nëse pacientët marrë një infeksion, antibiotikët efektivë kundër patogjenit (viruset, bakteret, ose kërpudhat) dhe fizioterapia për gjoksin janë përdorur si trajtime bazë. Për më tepër, bronkodilatorët, kortikosteroidet dhe nëse është e nevojshme, terapia me oksigjen, përdoren për shumë pacientë. Pacientët me acarime të rënda të bronkiektazisë, zakonisht kanë nevojë për hospitalizim dhe medikamente intravenoze.

Pacientët me bronkiektazi, që kanë patur një kontroll të dobët me antibiotikë, mund të kenë nevojë për trajtim kirurgjikal. Terapia kirurgjikale (ose për disa individëve bronkoskopia) mund të largojë pllakat e mukusit, trupat e huaj ose tumoret që përkeqësojnë bronkiektazinë. Hemoptiti i tepërt mund të ketë nevojë të trajtohet në mënyrë kirurgjikale ose nëpërmjet embolizimit të arteries bronkiale. Disa pacientë mund të përfitojnë nga heqja kirurgjikale e indeve jo-funksionale të mushkërive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *