Sot në “BBVA”, kur Luiz Ejlli ishte dhëndri i Jozefina Topallit, historia e bujshme me vajzën e politikanes

Ka nisur edicioni i dytë i “Big Brother VIP Albania”. Mes shumë emrash VIP si banorë të shtëpisë së famshme është edhe Luis Ejlli.

Por me hyrjen e tij në shtëpi u desh të prezantohej me disa nga banorët e rinj (në moshë) pasi nuk ishin hasur me ermin e tij.

Kjo pasi prej vitesh këngëtari është shkëputur nga muzika dhe ekrani. Rreth 10 vite më parë, Luisi ishte ndër artistët më të suksesshëm, ku dhe përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong”.

Por, në media edhe më e njohur ishte lidhja e tij me vajzën e Jozefina Topallit. Këngëtari Luiz Ejlli dhe Megi, i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare në vitin 2017.

Asokohe dyshja konfirmoi ndarjen përmes postimeve në rrjetet sociale, por nuk dha asnjë shpjegim për arsen se përse marrëdhënia e tyre përfundoi.

“E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…”.

I pyetur për arsyet, këngëtari tha se tashmë ato nuk i interesojnë askujt: “Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë”.

Ndërkohë nga ana tjetër, brenda pak kohe Megi rigjeti dashurinë si dhe tashmë është nënë e dy djemve, duke hedhur pas krahëve këtë histori.

Ndërkohë për jetën private të Luiz Ejllit pas ndarjes në 2017, presim të mësojmë në “Big Brother VIP”.

Kujtojmë se, mbrëmë (e martë) Luizi ka shokuar opinionin publik, kur tha se historia që ka treguar se vuan nga një sëmundje nuk ishte e tij, por e një shoku.

Megjithatë në natën Prime, ai u shoqërua për në spital për t’i bërë të gjitha analizat dhe në fund rezultoi se gëzon shëndet të plotë. Kjo situatë ka tronditur edhe banorët, e veçanërisht Kiarën e cila i kërkuar që nga ky moment e tutje ai të rrijë larg saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *