Nga fiksimi për Bora Zemanin e tek ish-banorja e Big Brother, ja deklaratat “bombastike” të avokat Ngjelës

Nëse ka diçka, përveç punës së tij, për të cilën përflitet avoktai Spartak Ngjela, është fakti se ai nuk heq dorë nga komplimentet e tij ndaj vajzave shqiptare. “Lista” e personazheve të cilave Ngjela iu ka shprehur komplimete publikisht, është mjaft e gjatë. Duket se mënyra më e mirë sipas avokatit për ta bërë këtë gjë, është përmes Facebook-ut, por nuk kanë munguar as rastet nëpër intervista.

Ja disa prej deklaratave “bombastike” të Avokat Ngjelës për vajzat shqiptare:

Rasti më i fundit është komenti i tij për ish-banoren e “Big Brother”, Rike Roçi.

Ish-konkurrentja e Big Brother, ka publikuar një foto, ku edhe nuk ka munguar komenti pikant i avokatit.

“Krijim artistiko aktorial i një bukurie femërore që të inspiron…Komplimente Miss”, ka komentuar avokati në një fotografi të postuar së fundmi të Rike Roçit.

Ngjela e ka krahasuar atë me një krijim artistik aktorial të një bukurie femërore që sipas tij të inspiron.

Spartak Ngjela njihet për komplimetet dhe “fiksimin” e tij me Bora Zemanin. Komentet e tij në rrjetet social dhe në intervista për moderatoren kanë qenë të shumta.

Në një koment që i bëri më shumë se një vit më parë, Spartak Ngjela i shkruante moderatores në komentet e fotove: “Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”.

Ndërsa disa muaj më parë i shkroi sërish: “Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë. Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike. Ju përshëndes miqësisht…”

Ai nuk ka marrë një përgjigje publike nga moderatorja.

Pas deklaratave të lëshuara drejt moderatores Bora Zemani, avokat Ngjela ka zgjedhur t’i adresojë disa fjalë të bukura edhe një vajze arbëreshe, duke e cilësuar atë si “një tip i veçantë i bukurisë së vajzës shqiptare”.

“Arbëreshe shumë e bukur. Në të vërtetë është një tip i veçantë i bukurisë së vajzës shqiptare, e fotografuar nga arbëreshi Gjergj Lucito. Këtë e gjeni si tip vajze të bukur, në Tiranë…e kudo nëpër Shqipëri”, shkruante avokat Ngjela në Facebook.

Por në “biografinë” e tij Avokati “qefli” Spartak Ngjela, nuk ka vetëm komentet virtuale. Gjatë një interviste me moderatoren e programit “Fit Station” Çenkuela Hasa, ai ka komplimentuar disa prej gazetareve të njohura në media ai nuk ka ngurruar ti bëjë një ftesë të hapur asaj, shkruan iconstyle. Avokati e ftoi Çenkuelën për të konsumuar ndonjë gotë verë dhe për të shkëmbyer ndonjë bisedë së bashku, madje i sugjeroi që të merrte dhe ndonjë shoqe nëse dëshironte.

Moderatorja: Folëm për mëngjeset tuaja, punën, por si janë mbrëmjet e avokatit, cilët janë njerëzit që të shoqërojnë?

Spartak Ngjela: Po të jem i disponuar se puna dhe të lodh. Punoj këtu, bëj padi, bëj mbrojtje në gjyq, shkruaj dhe në shtëpi. Ajo më jep gjallëri në fakt nuk më shqetëson. Vijmë në momentin e darkës, jam me Sokratin. Sokrati ka thënë biseda me verë pas darke, merr ti ndonjë ditë ndonjë shoqe, pimë verë dhe bëjmë bisedë.

Edhe poetet janë në prefencat e Spartak Ngjelës, i cili në rrjetet sociale ka zgjedhur të përshkruajë vlerat e një shkrimtareje të re.

“Befas më ra për ta lexuar një shkrim me vlerë artistike i shkrimtares Arsinoi Zengo Kallço

Janë disa e disa ata që ma kërkuan që ta postoj në vendin e statusit tim. Kjo shkrimtare është një grua e bukur me fantazi, dhe fantazia e hedh në krahët e letërsisë”-shkruante mes të tjerash Ngjela.

Një tjetër rast është ai me një gazetare. Bashkëbisedimi virtual mes tij dhe gazetares, Elinda Sulejmani, e cila punon pranë Kuvendit të Shqipërisë, ra në sy në seksionin e komenteve të një prej fotove të tij.

‘’ Faleminderit mis…Bukuria jote gjithmonë më jep ndjenja kënaqësie, ‘’shkruante ai.

Gjithashtu nuk mund të lëmë pa përmendur punonjësen e zyrës së Avokatit Ngjela, e cila u kthye në deputete. Bëhet fjalë për Arnida Capin, e cilësuar shpesh si “deputetja e Ngjelës” ose “deputetja seksi”. Ajo konkurroi për deputete disa vite më parë nën logon e partisë së drejtuar nga Ngjela, “Ligj dhe Drejtësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *