Luizi qenka zhgënjyer nga Arbana dhe produksioni i BBV pas asaj që ndodhi mbrëmë

Një deklaratë e Luiz Ejllit se vuan nga një sëmundje e rrallë, la pa fjalë banorët dhe publikun. Gjithçka u sqarua të martën nga këngëtari, i cili tha se nuk ishte për veten e tij, por për shokun.

Kjo bëri që banorët të vërsulen ndaj Luizit dhe Kiara është distancuar tashmë prej këngëtarit, duke ia prerë shkurt “nuk ke më punë me mua se më gënjeve”.

Ndërkohë nga ajo që thotë Luizi, duket se akuzon produksionin që i ka prerë rrëfimin në klipin e transmetuar, pasi biseda sipas tij nuk mbaron aty.

“E para që më vjen keq që doli në nominim Kiara prej meje, e dyta ma bënë gjyqin pa marrë vesh dhe versionin tim veç fut e bjer.

E treta duke qenë në majë, ia futa vetes.Nëse e kanë marrë kështu le të dal. Fillova tu e fol në numrin njëjës se nuk doja ta nxirrja emrin e atij.

Në fund duket që e kanë pre klipin ndaj më erdhi inat por nuk ia vlen me u përzi, se nuk mbaron ashtu ndaj mbeta keq por ma ndiu zemra dhe e mbyllën aty”, tha Luizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *