Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në lumë, ky është 48-vjeçari që shpëtoi mrekullisht (EMRI+FOTO)
Është publikuar fotoja e 48-vjeçarit Agron Shkalla, i cili ra në ujërat e lumit Shkumbin pasi humbi kontrollin mbi automjetin që po drejtonte.
Shkak i këtij aksidenti në “Urën e Murrashit” mësohet të kenë qenë lagështira, ndërsa shoferi ka arritur mrekullisht të dalë vetë nga makina pasi përfundoi në lumë duke marrë disa dëmtime
Shkalla ka marrë mjekimin e parë në spitalin e Librazhdit dhe më pas është dërguar në spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim më të specializuar.
48-vjeçari kishte vinte që jetonte dhe punonte në kryeqytetin grek të Athinës.
Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.