Çfarë po ndodh? Rusia fut në shërbim raketën hipersonike, godet çdo objektiv në planet brenda 30 minutash

Ministria e Mbrojtjes ruse ka njoftuar se regjimenti me sistemin raketor hipersonik “Avangard” do të futet në shërbim.

Presidenti Vladimir Putin deklaroi në vitin 2018 se raketa ndërkontinentale ishte “e pathyeshme” dhe se mund të godasë çdo objektiv në Tokë në 30 minutave si dhe me 27 herë më shpejt se shpejësia e zërit.

“Një regjiment tjetër raketor do të futet në shërbim në formacionin ushtarak Yasny për përvjetorin e Forcave tona Raketore Strategjike, tani me sistemin raketor Avangard”, tha komandanti i Forcave Raketore Strategjike Ruse Sergej Karakayev javën e kaluar, siç raporton agjencia e lajmeve TASS.

Ministria e Mbrojtjes ruse tha se sistemi i raketave, i instaluar në një silurë nëntokësore në rajonin e Orenburgut, do të rrisë aftësitë luftarake të Forcave Raketore Strategjike.

Njoftimi i fundit vjen pasi Rusia kreu valë sulmesh ajrore që shënjestruan infrastrukturën kritike në Ukrainë këtë të premte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *