‘Shes abonimin 3 mujor po doli Luizi’, nga Xhensila Myrtezaj te Zaimina Vasjari, VIP-at i dalin në krah Luizit

Puntata e djeshme e Big Brother VIP i ka shokuar të gjithë. Ndonëse ende nuk dihet si qëndron tamam e vërteta, VIP-at shqiptarë i kanë dalë në krah Luizit.

Ndër to mund të përmendim Xhensila Myrtezajn, Zaimina Vasjarin, Meridian Ramcajn, Ilda Bejleri, Gerta Shino, Einxhel Shkira, Fation Kuqari, Ilda Bejleri, Melisa Lleshi, Antigona Ramosaj, Armina Mevlani, Ariana e të tjerë.

Kiara dhe Luizi janë përballur sërish mbrëmjen e sotme. Me fjalë të ashpra Kiara i ka kërkuar mos t’i flasë dhe mos t’i afrohet më , ndërkohë që Luizi vazhdimisht i kërkonte të falur pas asaj se çfarë ndodh dje në spektakël.

Kiara: Unë me ty nuk dua të kem më punë, më rri larg, më lër hapësirë se po çmendem, me mua nuk ke më punë fare. Nuk kam më besim te ty, e kupton këtë?

Nuk di si ta them më troç, edhe vendi të hapet këtu, ti me mua s’ke më punë. Më rri larg! Nuk të shoh dot në sy, më është kthyer në një gjendje shumë të keqe! Si nuk të vjen zor?

Luizi: Nuk e pranon faljen time? Kiara: Më lër të qetë të lutem, mos mu afro më, nuk dua më shpjegim nga ty, mu hiq sysh, nuk të dua më fare . Nuk je i denjë të rrish afër meje! Unë dua një mashkull tamam, jo një gënjeshtar! Nuk mundem më , po më plas zemra, jam aq keq sa ishall them dal të shtunën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *