Pasurimi i shpejtë i Alda Klosit/ Ku janë setet me diamante që blinte në Stamboll?”, zbulohen pazaret e luksit të bashkëpunëtores së Arben Ahmetajt kur negocioi koncesionin e aeroportit të Vlorës

Policia e Shtetit publikoi tre ditë më parë listën e sendeve të vjedhura nga Rozeta dhe Havier Dobi në shtëpitë e të pasurve në Tiranë. Përveç mbi gjysëm milioni euro dhe 8 500 dollarëve u gjetën edhe dhe një sasi e konsiderueshme bishuterish si dhe sende të markave luksoze, të cilat dyshohen se iu përkasin edhe personave të tjerë ku Rozeta Dobi ka punuar si pastruese.

Një burim që e ka njohur nga afër zyrtaren e lartë të qeverisë, tha për tpz.al se bizhutë Swarovski dhe floriri janë një pjesë e papërfillshme e pasurisë që Alda Klosi krijoi vitet e fundit, duke u shprehur se ajo prej disa vitesh blinte sete me diamante.

Zyrtarja e lartë e qeverisë, kur ishte drejtoreshë në Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që drejtohej nga Arben Ahmetaj, përveç firmës së hedhur në një shkresë të hartuar prej saj drejtuar ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, më 6 prill 2017, për inceneratorin e Tiranës, është marrë me anën financiare të negocimit me disa kompani turke për koncesionin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Në kuadër të negociatave, Klosi, në shumicën e rasteve ka udhëtuar bashkë me Krislen Kerin, asokohe drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil, dhe blinte nga 2-3 sete stolish me diamante në një fabrikë në periferi të Stambollit dhe kishte privilegjin të kalonte pa kontrolle doganore në aeroportin e Stambollit dhe në atë të Rinasit, edhe pse ishte e pajisur me pasaportë shërbim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *