Pastruesja i vodhi unazën e martesës, eksperti: Në televizor pamë bluzën e vjedhur të djalit

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i pyetur nga newsbomb.al mesditën e kësaj të marte ka treguar se kishte rënë viktimë e grabitjeve të pastrueses Rozeta Dobi. Ai tregoi ekskluzivisht se Dobi i kishte vjedhur unazën e martesës.

“Unë e kam parë në shtator kur kam lyer shtëpinë. U zhduk unaza, ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj. Kur vajta në komisariat e vura në gisht. Ishte një unazë martese e thjeshtë floriri”, tha Karamuço.

Në emisionin “Opinion”, Karamuço ka zbuluar se pastruesja i ka vjedhur dhe bluzën e djalit të tij, gjë të cilën e kanë konstatuar kur kanë parë Rozeta dhe Havier Dobin në sallën e gjyqit.

“Gjatë kohës që ka dalë djali i saj në ekran kemi vënë re që bluza që kishte veshur ishte e djalit tim. Më tha djali: O ba kjo është bluza ime”, tregoi Karamuço.

SHARE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *