Makina e parkuar/ Polici i merr patentën qytetarit, i vendos 180 mijë lekë gjobë

Mbrëmjen e djeshme në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar denoncoi Policinë Rrugore. Një polic i rrugores i ka marrë qytetarit patentën, ndonëse ai e kishte parkuar mjetin e tij. Siç shihet e dëgjohet në video, qytetari i kërkon policit shpjegime në lidhje me këtë veprim, teksa punonjësi i thotë që makina do të verifikohet

. Sipas qytetarit, polici i ka vendosur gjobë për siguracion, dhe i ka bllokuar makinën. Ndërkohë gjoba për qytetarin që kishte parkuar makinën kap shifrën e 180 mijë lekëve. Në vijim video me denoncimin e plotë të qytetarit i cili kërkon llogari policit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *