Lajm

Mësimi që i dha një biznesmen djalit të tij dembel Çdo prind duhet ta bëjë

Një biznesmen kishte një djalë dembel, të cilit i pëlqenin vetëm dëfrimet.

Biznesmeni donte që i biri të ishte punëtor dhe i përgjegjshëm si i jati. Ai donte që djali i tij të kuptonte vlerën e punës.Një ditë, thirri të birin dhe i tha: “Sot dua të dalësh dhe të fitosh diçka. Nëse dështon, nuk ke darkë”.

Djali ishte dembel dhe nuk ishte mësuar me asnjë lloj pune. Kjo kërkesë e babait e trembi shumë dhe duke qarë, shkoi drejt e tek e ëma. Nënës iu shkri zemra, kur pa lotë në sytë e të birit.