Lajm

Rriten në nivele rekord çmimet e banesave zvicerane…

Rriten në nivele rekord çmimet e banesave zvicerane…

Çmimet banesave dhe shtëpive të reja në Zvicër arritën çmime rekord në shkurt të vitit 2022, ndërsa kostoja e qirasë gjithashtu ka shënuar rritje të ndjeshme. Ekspertët besojnë se kostot do të vazhdojnë të rriten me kalimin e kohës, dhe këtë fund vit do kemi çmime shumë më të larta.

Çmimi për metër katror sipërfaqe në banesat kolektive zvicerane u rrit me 1,4 për qind vetëm në muajin e fundit me çka një metër katror tash kushton 8,156 franga zvicerane. Shtëpitë për një familje gjithashtu janë në rritje, duke kushtuar tani 7,241 franga zvicerane për metër katror.