Lajm

Në Kosovë nuk ta kthejnë kusurin prej 1, 2 apo 5 centë, nga kjo bizneset përfitojnë 50 milionë euro në vit

Edhe qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë, pohojnë se me rastin e blerjes, nuk u kthehen paratë e imëta nga dyqanet. Në disa raste, në vlerë të kusurit, ata thonë se shërbehen me produkte të ndryshme./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Një qytetar nga Mitrovica, Burim Krasniqi, i cili blinte produkte në njërën nga qendrat tregtare në Prishtinë, tregon se asnjëherë nuk merr kusur nga 1 deri në katër centë, por rrallë edhe 5 centë./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

“Rrallë marr kusur, madje edhe 5 centë, qendrat tregtare mund të kthejnë, dyqanet e vogla jo. Edhe pse unë i kërkoj, por nuk kanë, dhe në vlerë të tyre më shërbejnë me çamçakëz dhe çokollada” ./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet