Lajm

Lumturi! Binjakët e ngjitur, të braktisur nga prindërit fitojnë vendin e parë të punës, me dy rroga

Binjakët 19-vjeçare me trup të ngjitur nga rajoni Punxhab i Indisë ishin braktisur nga prindërit e tyre, por tashmë kanë marrë vendin e parë të punës me administratën shtetërore.

Një tjetër lajm i mirë për Sohna e Mohna Singh nga qyteti i Amritsar është se ata do të marrin nga një rrogë secili. Binjakët do të punojnë si elektriçiste për kompaninë shtetërore, për të cilën ata thanë se është “puna e ëndërrave”.

Binjakët ishin braktisur kur ishin bebe të vogla dhe jetonin në një strehe fëmijësh jetimë nga familje të varfra. Korporata shtetërore e krahinës indiane Punxhab u ofroi atyre vendin e punës, duke i paguar secilin me 10,000 rupi ($130) në muaj.