Lajm

Beatrix Në Lot! Kërkon Sërish Të Largohet Nga Shtëpia E “Big Brother VIP”

Diskutimi mes tyre ka vijuar gjatë teksa Donaldi ka këmbëngulur se nuk e kupton se ku e ka problemin Beatrix sepse ai ia ka shpjeguar gjithë situatën.

Shumë e shqetësuar, këngëtarja ka kerkuar te dale nga “Big Brother”. Ka qene Arjola ajo që e këshilloi duke i thënë të mos shqetësohet fare në lidhje me asgjë.

“Vetëm dua të dal nga këtu dhe të shkoj në shtëpi, ka ca ditë që jam kështu dhe nuk është se po bëhet më mirë”, tha Beatrix.Tashmë, ata jo vetëm po njihen më shumë por po testojnë edhe limitet e njëri-tjetrit, duke pasur herë pas here zënka, ashtu si çiftet e vërteta.