Lajm

Kompania ajrore e lidhë me ngjitës pasagjeren pasi provonte të hapte derën e aeroplanit(VIDEO)

Në videon e kapur nga një tjetër pasagjere, duket se gruan po e lidhin me ngjitëse që të mos lëvizë.Thuhet se gruaja në fjalë pati një panik të papritur teksa avioni ishte në ajër dhe po përpiqej të hapte derën në mes të fluturimit./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Gjatë incidentit, i cili ndodhi në bordin e një fluturimi nga Dallas Fort Worth, Texas për në Charlotte, Carolina e Veriut në fillim të kësaj jave, gruaja me sa duket filloi të sulmonte anëtarët e ekuipazhit, duke u përpjekur t’i gërvishtte dhe t’i kafshonte ndërsa bërtiste se i duhej të “zbriste nga ky avion”./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

American Airlines konfirmoi për New York Post se shoqëruesit e fluturimit kanë “ndaluar” pasagjeren derisa avioni të mbërrinte në mënyrë të sigurt në destinacionin e tij, por një video e postuar nga një pasagjere tjetër në TikTok tregoi se në vend që të përdornin kufizime më normale/profesionale, ata e lidhën dhe madje i mbuluan edhe gojën me shirit ngjitës./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet