Lajm

Rrëqeth me rrëfimin Xhensila Myrtezaj/ Tregon momentin më të vështirë në jetën e saj: Kur erdhi në jetë Ajka unë…

Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në të cilin u rrëfye për muzikën dhe jetën e saj si nënë e një vajze.

Mes tregoi emocionesh se si nisi rrugëtimi i saj artistik, Xhensila theksoi se muzika ka qenë shpëtimi i saj në periudhën e vështirë që kaloi pas divorcit të prindërve.

“Muzika më ka shpëtuar shpirtërisht, nga ana psikologjike. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Mami ma ka falur dhe Zoti sepse mami ka qenë këngëtare. Mbaj mend që kur fikeshin dritat mami më ushtronte zërin dhe këndonim pa fund bashkë. Në çdo moment ishim të dyja bashkë, përveç momentit të festës së abetares.”, tha Xhensila.