Lajm

Berisha: Kapitalistët e Vetëvendosjes kundër kapitalizmit

Analistja Kimete Berisha, përmes një postimi në “Facebook”, i ka reaguar ashpër Vetëvendosjes, duke i quajtur mashtrues përderisa këta të fundit sipas saj janë kundër kapitalizmit por me pasuri janë kapitalistë./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

“Kapitalistët e Vetëvendosjes kundër kapitalizmit. Kjo është një kontradiktë e thellë. Deklarohet milioner majtisti që është kundër kapitalizmit. Me fjalë janë kundër kapitalizmit, ama me pasuri janë kapitalistë”, /Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Sipas Berishës deklarimi i pasurisë e zbuloi doktrinën e Vetëvendosjes, me të cilën do ta kishin kompleksuar edhe Marksin.
“Janë kundër luksit, ama jetojnë jetë luksoze. Janë edhe majtistë, edhe milionerë. Edhe socialistë, edhe kapitalistë. Janë gjithçka sepse janë asgjë. Janë thjesht mashtrues”, shkroi ndër të tjera ajo./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet