Lajm

Vdes “papritur” miliarderi Mircea Popescu, “Babai i Bitcoin” pritet të fusë në kolaps tregun e kriptovalutave

Miliarderi me origjinë rumune Mircea Popescu, ka ndërruar jetë në mënyrë “të papritur” në një plazh në Costa Rica. Popescu konsiderohej si “Babai i Bitconin”, pasi 41 vjeçari ishte ndër personat e parë që mori kriptomonedhën dhe gjithashtu themeloi shkëmbimin e Bitcoin me MPEx në vitin 2012.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Mircea Popescu zotëronte numrin më të madh të valutës elektronike. Për vdekjen e tij nuk ka ende informacione të hollësishme, veç dëshmive të disa vajzave që ndodheshin me të, të cilat kanë thënë se u mbyt duke notuar.

“Babai i Bitcoin” ka ndërruar jetë në 23 qershor, dhe as sot nuk ka informacion, me mediat vendase që fillimisht raportuan se një burrë polak ishte mbytur.