Lajm

Italiani i Përputhen 40 përplas pasaportën italiane në tavolinë: E gris që tani këtë, dua atë shqiptare

Giuseppe kërkon me këmbëngulje pasaportën shqiptare. Gjatë takimit me Shqipen, ai thotë se është shqiptar dhe meriton të marrë nënshtetësinë shqiptare./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Pasi hedh në tavolinë mjetin e identifikimit italian, Giuseppe thotë: “Unë e gris pasaportën italiane. Dua pasaportën shqiptare, se jam shqiptar”./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Ai tregon për origjinën e tij: “Babi i ka lindur në Vlorë, ka ardhur në Tiranë të studiojë për gazetari, në vitin ’46 ka qenë në burg. Pasi doli iku me nënën në Itali. U arratis nga Shqipëria, ka kaluar me barkë liqenin e Shkodrës. Ka bërë 4 fëmijë, unë jam i dyti. Babi u bë gazetar dhe në Itali. Jam krenar që jam shqiptar”./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet