Lajm

E ka nga shtatzania apo buka? Dafina Zeqiri poston videon me barkun e rrumbullakosur

Dafina Zeqiri na ka gjetur të gjithve të papërgatitur së fundmi me lajmin se MUND të jetë shtatzënë. Ajo ka postuar një video së fundmi në Instastory duke vënë në pah barkun e rrumbullakosur. Ajo e ka shoqëruar videon me emojin e një bebi dhe bukës si për të pyetur “Beb apo bukë?”./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Në fakt ne besojmë se është kjo e dyta pasi në foto e videot që ka postuar së fundmi barku i saj është shumë i sheshtë dhe nuk ka lënë asnjë shenjë për të dyshuar. Megjithatë, përgjigjen e pyetjes së mësipërme e ka vetë këngëtarja./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Së fundmi, ajo dhe Dj Geek ndodhen në Turqi ku po shijojnë disa ditë të bukura pushimi. Çifti prej kohësh po shijon një histori të bukur dashurie. Ata pranuan për herë të parë lidhjen e tyre në fund të 2019 por vetëm pak muaj më vonë, në prill 2020 u ndanë, duke qëndruar miq. Fatmirësisht gjërat mes tyre u rregulluan shpejt dhe ata u hodhën në krahët e njëri-tjetrit. Në fund të muajit dhjetor të vitit që lamë pas Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan ribashkimin e tyre, që fansat po e prisnin prej kohësh. A ka ardhur tashmë momenti që ata të bëhen prindër?/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet