Lajm

Publikohet pasuria e vejushës së Azem Hajdarit, do vini duar në kokë kur të mësoni sa para dhe shtëpi ka Fatmira

Hajdari u shkarkua nga KPK për shkak se iu gjetën parregullsi në lidhje me pasurinë, ndërkohë që ka dalë edhe vendimi i plotë për ish-gjyqtaren, që e kompromenton edhe më shumë, pasi janë rreth 1 miliardë lekë pasuri të paligjshme që ajo ka tentuar t’i fshehë.

Fatmira Hajdari është përpjekur që të fshehë pasurinë duke shkelur ligjet si dhe nuk justifikon me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë 948 mijë USD. Ky është konkluzioni i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut, në vendimin për shkarkimin e gjyqtares pas një karriere 20-vjeçare në drejtësinë shqiptare.

Kryefjala e vendimit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga detyra është pallati 10-katësh në zonën e njohur si ‘Vilat Gjermane’ në Tiranë. Vendimi i shkarkimit zbërthen misterin e pallatit, të cilin zonja Hajdari nisi ta ndërtonte 8 vite më parë, pra në vitin 2012. Për të ndërtuar këtë pallat zonja Hajdari ka investuar 207 mijë euro, vlerë të cilën e ka mbuluar më vonë me shitjen e vetëm dy apartamenteve.