Erjola Doci dhe Antonela Berisha, dy vajzat që dolën nga dy programet “She is on top” dhe “Përputhen” dhe që tashmë janë bërë moderatore, kanë treguar historitë e tyre me ish-të dashurit fanatikë që kanë pasur. E para ishte Erjola Doci ajo që tha se kishte kaluar një sezon veror të tmerrshëm vitin të shkoi.
E ftuar në “E diell”, Doci tha se të gjitha shoqet e saj shijuan plazhin, ndërsa atë e mbante i dashuri të mbyllur me çarçaf, pasi ishte xheloz.
“Varet se si janë partnerët. Se tani mu kujtua një eksperiencë personale. Jam shumë e lumtur që këtë verë do t’i kaloj pushimet single se verën që shkoi të gjitha shoqet e mia dilnin bënin qejf kurse unë rrija e mbyllur në çarçaf. S’janë gjithë open mind, ka persona që s’ta japin lirinë,”- tha ajo.Edhe Antonela Berisha tha se vera e kaluar për të ka qenë shumë e mërzitshme, pasi i dashuri që kishte nuk e linte as të shkonte në tualet.