Lajm

Nëna Braktis Fëmijën E Porsalindur, Duke E Lënë Në Rrugë…

Nëse nga njëra anë ka shumë gra që kërkojnë me ngulm të marrin në krahë fëmijën e tyre dhe të gëzojnë statusin e të qenit nënë, nga ana tjetër ndodh edhe paradoksi që as nuk mund të imagjinohet, braktisja e fëmijës së sapolindur. Për fatin e mirë, është arritur të shpëtohet nga një zonjë, e cila e ka gjetur para derës së shtëpisë.

Ngjarja e fundit ka ndodhur jo me larg se dje, ku një nënë ka braktisur fëmijën e saj, duke e lënë në rrugë.Njoftimi në Facebook nga Magdalena Alla, gazetare

O zot tmerr, çfarë jemi ne…?Një fëmijë (mashkull) është gjetur DJE në Tiranë nga një mikja ime…i hedhur në derën e shtëpisë së saj fëmija ishte nxirë dhe gati po ndërronte jetë nga mos ushqyerja pasi e mori i dha qumësht ai filloj ta marrë veten, tani ndodhet në urgjencën e Tiranës. Dhe një kafshe të tentosh t’ia marrësh foshnjën të shqyen…Në ç’vend po jetojmë? Në çfarë jemi shndërruar?! Si mund të braktisësh fëmijën në këtë mënyrë?