Lajm

Hyqmet Zane: Kur ndërkombëtarët bëhen klloçka të një diktature të re në Shqipëri

Të bërit fakt të punëve të zeza qeverisëse në Shqipëri po kthehet një ritual që po merr terren dhe mbështetje edhe të ndërkombëtarëve,

për fatin e keq. Kështu mendojnë më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare që po provojnë mbi kurrizin e tyre elementë tipikë diktature, që po vret shpresat dhe ekonominë shqiptare. Çdo gjë po shihet qartazi dhe po përjetohet frikshëm në një truall ku pritej të lulëzonte jeta me

“rilindje” dhe ku gjithçka po vritet. Po vritet jeta si pa të keq në mes të ditës dhe natën, në rrugë dhe në pragun e shtëpisë, vret burri gruan me sëpatë dhe vëllai motrën për para, vret shoku shokun për një gërvishje makine, vret djali babanë ose nënën dhe “vritet”