Lajm

Kjo është familje nga Shtimja që sot e humben jeten në aksidentin tragjik në Koshare në rrugen Ferizaj Shtime NGUSHLLIME FAMILJES

Pas aksidentit tragjik në Ferizaj ku humbën jetën katër anëtarë të një familje nga Shtimja, nesër në atë komunë do të shpallet ditë zie.Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në faqen e Komunës së Shtimes në Facebook.

Po ashtu të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen si dhe të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të Nenit 13 dhe 58, të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, si dhe Nenit 54 i Statutit të Komunës së Shtimes, pas aksidentit tragjik në komunikacion, ku humbën jetën 4 anëtarë të familjes Ramadani nga Shtimja, kryetari i Komunës merr këtë:VENDIM PËR SHPALLJE DITË ZIE1. Më 07.06.2021, ditë e hënë, shpallet ditë zie në komunën e Shtimes,2. Të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen,3. Të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.