Lajm

Zhdukja e biznesmenit nga Prishtina, familja dyshon te klienti i tij

Pasditen e 8 prillit të muajit të kaluar, biznesmeni Bedri Rexhepi ka dalë nga banesa e tij e cila gjendet në “Rrugën B” dhe që nga ajo ditë e deri më sot kanë kaluar 49 ditë dhe nuk ka asnjë informacion ku gjendet ai./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Vëllai i biznesmenit, Adnan Rexhepi ka rrëfyer për informacionet që kanë si familje ndërsa kanë bërë publike edhe një trajektore të rrugëve që mendohet se ka kaluar vëllai i tij me veturë në mënyrë që gjithsecili që ka informacione të lajmërojë ata dhe të ndihmojë në gjetjen e vëllait./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Për 49 ditë sa janë bërë nga zhdukja e biznesmenit, Policia dhe ekipet hetimore të saj kanë bërë kërkime të shumta në mënyrë që të gjendet ndonjë shenjë apo provë që dërgon në zhdukjen e të njëjtit.Vëllai Adnani tregoi se çka kishte punuar Bedri Rexhepi.“Ai ka punu me tregtar të ndryshëm, probleme nuk ka pasur me askënd. Në ditën kritike vëllau ka pas me i ble dy vetura. Nuk i ka pasur borxh askujt veçse i kanë pasur borxh vëllait. Probleme nuk ka pasur absolut me askënd jo diçka që mund të dërgojë deri te një ngjarje e tillë”, thotë ai./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet