Lajm

Një Histori Personale, Flori Dhe Klajdi Prekin Zemrat E Të Gjithëve Me Këngën E Tyre Në “Kënga Magjike” (Video)

Këtë të dielë është mbyllur faza e parë e konkurrimit në “Kënga Magjike 2021” dhe ëmbëlsira e ruajtur për në fund ishte “E para”, kënga e Klajdi Harunit dhe Flori Mumajesit. /Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Kjo këngë që na preku të gjithve mban brenda historinë personale të dy artistëve. Klajdi tregoi se përveç kësaj, Flori që e konsideron “vëlla” e ka krijuar për të dhe mbi të gjitha do e këndojnë bashkë. “Këtë vit e kam zemrën në pjatë!”- shtoi ai, duke theksuar se nuk e sheh veten në garë dhe ndryshe nga çdo vit nuk është aq i emocionuar dhe i përfshirë shpirtërisht. “Kjo këngë ka një histori timen personale, për tre arsye. /Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

E dyta është që vëllai im e ka krijuar për mua dhe e treta që do ta këndojmë të dy bashkë me vëllain tim. Do doja të shtoja diçka shumë të rëndësishme në çdo edicion të “Kënga Magjike” kam qenë shumë i emocionuar, shumë i përfshirë shpirtërisht, por këtë radhë e them me sinqeritetin më të madh që e kam zemrën në pjatë. As e shoh veten në garë, i falenderoj të gjithë artistët që do më votojnë apo nuk do më votojnë i jam mirënjohës…”-tha Klajdi./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet