Lajm

Informacion i ri në duart e autoriteteve për ngjarjen në Greqi, burri: Mjaft me thashetheme unë jam…

Informacioni i ri është në duart e autoriteteve të policisë, në lidhje me ngjarjen ku humbi jeten 20-vjeçarja Caroline brenda shtëpisë së saj në Glyka Nera, në orët e para të 11 majit. Sipas mediave greke një video e re ka dalë në dritë nga kamerat e sigurisë.

Programi në veçanti ka rishikuar zonën e misterit në një përpjeke për të mbledhur provat e ngjarjes së rëndë dhe ndoqën rrugën që autorët mund të kishin ndjekur.

Sipas programit një kamer që ndodhej pranë shtëpisë ka regjistruar një makinë të errët që ishte në këtë rrugë dhe që kthehet pas dy orësh sërish në të njejtën rrugë dhe largohet shpejt. Çelësi i çështjes ka shumë të ngjarë të fshihet në rrugën Diadochou Pavlou, afër shtëpisë ku jetonte Caroline dhe i shoqi. Sipas kamerës së sigurisë të siguruar nga “Tunnel” , një makinë e errët lëvizte në Lavriou Avenue dhe më pas kthehet majtas, në 3.36 të mëngjesit në drejtim të Rrugës Diadochou Pavlou