Lajm

Berisha: Vajza ime u kthye nga Kosova me 1 milion dollar

Ndërsa ju përgjigj akuzave të DASH, ngritur ndaj tij dhe familjes duke i penguar hyrjen në SHBA, ish-Kryeministri Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike që ai dhe familjarët e tij të jenë përfitues të fondeve publike. /Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Duke ju referuar vajzës së tij, Berisha tha se pas 7 viteve punë në Kosovë, ajo dhe bashkëshorti i saj u kthyen me 1 milionë dollarë të konfirmuar nga OKB. “Marrim vajzën. Këtu, në këtë studio kur është kthyer nga Kosova kanë bërë bilancin. Ata kanë punuar 7 vite në Kosovë në pozicion të mirë ajo dhe dhëndri. Të ardhurat 7 vjeçare të të dyve arrinin në 1 milion e 400 mijë dollarë./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer me 1 milion të konfirmuara nga OKB”, tha Berisha duke pohuar se fëmijët e tij nuk e kanë përdorur kurrë pushtetin e tij për influenca. Ndërkaq, në një deklaratë tjetër të dhënë në këtë intervistë, Berisha hedhi fajin te kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke thënë se është ky i fundit ai që ka çuar dosjet të cilat nndikuan që ai të shpallej “Non-Grata” nga SHBA-të./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet