Lajm

Kisha e Laçit ka bërë shumë të mira për shqiptarët/ Njihuni me tre mrekullitë e mëdha që kanë ndodhur

Historitë e mrekullive të Kishës së Laçit janë me të vërtet të pabesueshme dhe kanë tisin e hyjnores. Por ata kanë ndodhur.

Ndaj dhe ai vend është kthyer në një vend ku shqiptarët betohen si për atdhe dhe flamur. Është e njohur shprehja: Betohem për Kishë të Laçit. Sepse ai vend është aq i shenjtë sa përbën kultin e Zotit për Shqipërinë.

Njerëzit në atë vend të mrekullueshëm takohen me hyjnitë, çojnë sende personale, përkëdhelin shenjtin dhe luten për hallet e tyre që kërkojnë zgjidhje. Besimtarët shkojnë për 12 të marta rresht në udhën e mundimshme që të çon drejt shenjtit dhe ditën e 13 qershorit që është dhe vd ekja e Shën Ndout, kisha e Laçit kthehet në vend pelegrinazhi.Dhe ky vend është pasqyra e tolerancës fetare që kaq shumë e lëvdojnë të huajt në Shqipëri. Shqiptarë të të gjitha besimeve fetare shkojnë në këtë vend për të gjetur paqe tek shenjti.Po cilat janë mrekullitë shqiptare? Po shumë raste mrekullish i atribuohen këtij vendi të shenjtë. Ndaj dhe në kishën e Laçit vijnë njerëz pa dallim feje,