Lajm

“E shikoni, janë shenjat e fshesës”/ Burri nga Tirana ul pantallonat për të treguar dhunën e gruas

Shtetasi L. V. është 51 vjeç. Ai ka shtatë vite i divorcuar nga bashkëshortja, por sherret nuk i ndahen.bas ndarjes në gjykatë, radha u ka ardhur ndarjes së pasurive mes tyre dhe kaq mjaftoi që ish-çifti të rikthehej në pozita “lufte”./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Aq në konflikt janë të dy grua e burrë, saqë ky i fundit për të provuar që e kishte rrahur ish-bashkëshortja ka ngritur pantallonat lart dhe ka treguar shenjat./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

“I shikoni, janë shenjat e fshesës. Ajo mori shkopin dhe pa hezitim më qëlloi sepse donte të më nxirrte nga dyqani” deklaron në kallëzim shtetasi L.V.Policia shton për Gazetën “Si” se disponon dokumentet që vërtetojnë qëndrimin e ankuesit. Mes letrave është edhe vërtetimi se palët, ditën e rrahjes, ishin thirrur në gjykatë për procesin civil nga ku duhet të ndahej pasuria mes të dyve.L.V shpjegon se atë ditë ish-bashkëshortja nuk ishte paraqitur në seancë. “Menjëherë pas kësaj mungese vendosa të shkoj në punën e ish-gruas, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ku ajo ka një dyqan“, thotë burri i keqtrajtuar sipas dosjes./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet