Lajm

Jasmina rikthehet në studion e Përputhen dhe surprizon Olën me rastin e ditëlindjes (VIDEO)

Ditën e sotme në emisionin Përputhen është festuar ditëlindja e Olës dhe nuk kanë munguar surprizat për të. Në studio është shfaqur dhe Jasmina me të cilën Ola ka patur një shoqëri në kohën e shkuar, por marrëdhënia e tyre ka vite që ka mbaruar./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Sot, ish-konkurentja solli në studio një tortë me personazhet e Përputhen dhe shampanjë. Me surprizën e sotme ajo ka treguar se raporti i saj me Olën është rregulluar. Jasmina u shpreh se shoqëria e përbashkët kishin ndërhyrë që ata të dyja të bëheshin shoqe./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Edhe pse është thënë që ato jetojnë të dyja në të njëjtin pallat, si Ola dhe Jasmina e kanë mohuar këtë gjë dhe para kameras na janë shfaqur gjithmonë si “armike” dhe sikur nuk e duronin dot njëra-tjetrën, po ashtu edhe nga qëndrimet në studio. Gjatë një përballje në “Për’puthen” ato të dyja treguan se marrëdhënia e tyre u ndërpre pas një udhëtimi në Maltë. Gjithashtu vajzat thanë se më parë kanë jetuar bashkë dhe shpesh kanë pasur përplasje për gjëra të ndryshime në lidhje me jetesën dhe miqësia e tyre mori fund 2 vite më parë./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet