Lajm

Me letra false, si po trafikon kri*mi i organizuar shqiptarët drejt Anglisë

Krimi i organizuar shqiptar dhe ai gjeorgjian po shfrytëzon territorin e Irlandës si tranzit për trafikimin e qënieve njerëzore dhe lëndë narkotike, kryesisht kokainës me prejardhje nga Amerika Latine, drejt Irlandës së Veriut dhe më pas Anglisë

Shqetësimi është ngritur nga një raport i përbashkët mes autoriteteve ligjzbatuese të Republikës së Irlandës dhe autoriteteve të Britanisë së Madhe.Autoritetet thonë se nëse për kalimin e drogës po përdoren metodat e zakonshme të fshehjes së tyre në kontenierë, për trafikun e personave ka një rritje shqetësuese numri i atyre të kapur me dokumentacion të falsifikuar të vendeve të Bashkimit Europian.

“Grupet kriminale nga Shqipëria dhe Gjeorgjia sigurojnë e prodhojnë dokumentacione identiteti të rreme, kryesisht italiane dhe slovake. Dokumentat u shiten personave që duan të udhëtojnë drejt Anglisë, kundrejt një shumë të paktën 5 mijë paund”, citon Irish News raportin në fjalë.Përmes dokumentave të një vendi anëtar të Bashkimit Europian, trafikantët shfrytëzojnë mungesën e kontrollit në kufirin mes Irlandës dhe Britanisë së Madhe, që ishte njëri prej kushteve të vendosura nga BE në negociatat e Brexit.