Lajm

Klerikët fetarë çojnë letër në Speciale për lirimin me kusht të Thaçit, avokati jep detaje

Mbrojtja e Hashim Thaçit në Hagë është aktivizuar sërish në çështjen e kërkesës së refuzuar nga Dhomat e Posaçme të Apelit të Speciales për mbrojtjen në liri të ish-presidentit./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

David Hooper, avokati amerikan i presidentit Thaçi ka akuzuar Gjykatësin Paraprak dhe Prokurorinë e Specializuar se kanë dështuar të vlerësojnë saktë rrezikun në kërkesën për mbrojtje në liri Thaçit./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Hooper, në parashtresën e tij prej 10 faqesh dhe 18 pikash ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Gjykatësi francez i Procedurës paraprake kanë bërë gabim serioz në aludimet e tyre me rastin e refuzimit të kërkesës për mbrojtje në liri.“Një pikë e rëndësishme nisjeje midis Mbrojtjes dhe ZPS-së është nëse Gjykatësi Paraprak artikuloi dhe zbatoi siç duhet standardin e duhur ligjor për vlerësimin e rrezikut në përcaktimin nëse kriteret e Nenit 41 (6) (b) ishin përmbushur./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet