Lajm

Vjen lajmi i fundit nga Qeveria- Do të vendosim Reciprocitetin me Serbinë !

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se Qeveria Kurti do të vendosë masa të reciprocitetit me Serbinë, por se kjo do të bëhet pas një analize ekonomike./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

“Reciprociteti do të jetë si masë karshi Serbisë për të vendosur një marrëdhënie normale me Serbinë, nuk mund të ketë marrëdhënie normale me Serbinë pa vendosur reciprocitet dhe një gjë e tillë është në synimin tonë dhe të Qeverisë e cila vendos me kohë”./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

“Ne e vendosim reciprocitetin pas një analize ekonomike dhe nga kjo analizë ne i vendosim masat karshi tyre duke e parë interesin e Kosovës në radhë të parë, si dhe interesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Në shumë raste reciprociteti i ka dëmtuar edhe qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Pra, në këtë pikë edhe masat bllok mund të jenë të dëmshme, prandaj kërkohet një analizë për masat karshi Serbisë. Reciprociteti do të ndodhë patjetër. Edhe ai ekonomik edhe tregtar edhe krejt. Nuk mund të flas për parashikime, por e njoh Vetëvendosjen dhe në këtë pikë nuk do të ketë kompromis”, tha Aliu në emisionin Rubikon.Ai shtoi se ndonëse ka pasur presion nga ndërkombëtarët për të mos vendosur reciprocitetin me Serbinë, ky vendim i përket Qeverisë dhe kjo e fundit e sheh interesin e qytetarëve të Kosovës, por edhe të atyre të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet