Lajm

“Për 1 vit siguruam 17 mijë Euro”, zbulohet e vërteta e madhe çfarë pune bënin Sonila dhe Kreshniku në Itali

Emisioni Uniko ka udhëtuar drejt Torinos në Itali dhe ka shkuar në banesën e 22-vjeçares shqiptare Sonila Cani e cila u gjet vdekur në datë 21 Mars 2021. Ajo u gjet e vetëvarur në tualet, por ka dyshime të forta se dhe mund të jetë vrarë.

Gazetari Spartak Koka ka intervistuar ballë për ballë Kreshnik Canin, bashkëshortin e Sonilës. Intervista është zhvilluar në apartamentin e tyre në Torino. Gazetari Koka e pyet drejtpërdrejt Kreshnikun se çfarë pune bënin ata në Itali, përderisa bashkëshorti pretendon se pas vdekjes së Sonilës vuri re se në shtëpi mungonin 17 mijë Euro. Me çfarë i kishin fituar këto 17 mijë Euro?/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Kreshnik Cani rrëfen se ai dhe Sonila kishin zgjedhur mënyrën më të lehtë për të fituar para.Spartak Koka: Pyetja tjetër që lindi në emisionin e dytë nga njerëzit është kur Sose Nazo dhe Dashnor Nazo (prindërit e Sonila Canit) rrëfenin një javë para intervistës tënde se Kreshniku dhe Sonila mbijetonin në Itali, por doli surprizë një shumë 17 mijë Euro që i kishit në banesë. Me çfarë i keni siguruar 17 mijë Euro?Kreshnik Cani: Të them të drejtën, është e kotë që t’i sillem anembanë…Spartak Koka: Kjo histori do vetëm transparencë.Kreshnik Cani: Kjo është një diçka që ne kërkonim lekun e thjeshtë.Spartak Koka:Çfarë do të thotë kërkonim lekun e thjeshtë?/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet