Lajm

Ju ka marrë malli për Fatmën? Moderatorja e dashur sidomos nga të rinjtë i rikthehet ekranit

Pas një periudhe të gjatë pauze, moderatorja e njohur dhe tepër e dashur për publikun, Fatma Methasani, rikthehet më fuqishëm se kurrë në ekran me projektin më të ri GenZ. Projekt ky i cili promovon talentet e reja në çdo fushë të jetës./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Edhe pse tashmë Fatma është bërë mamaja e një djaloshi të vogël dhe drejtoreshë e INTV, energjia, pozitiviteti dhe stili i saj unik vazhdojnë ta karakterizojnë atë dhe mbi të gjitha Fatma ende vazhdon të veshë conversat e saj super të famshme. Fatmën dhe energjinë e saj do të keni mundësi ta ndiqni nga e hëna në të enjte në Euronews Albania./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Të rinjtë e talentuar, ekselentë dhe që kanë spikatur në fushat e tyre vijnë për herë të parë në ekranin e një televizoni.Ky është fokusi i emisionit më të ri në Euroneës Albania, i cili titullohet “Gen Z”. Gen Z vjen nën moderimin e moderatores energjike, Fatma Methasani dhe premton histori frymëzuese.Të rinjtë që do jenë pjesë e Gen Z do na prezantojnë me krijimet e tyre të veçanta, por nuk do të jenë vetëm, pasi do të kenë përballë një personazh të shoëbizit shqiptar me të cilin do të diskutojnë mbi përvojat e tyre./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet