Lajm

Emigranti shqiptar qan hallet në emision: Më la gruaja pas 10 vitesh martesë (VIDEO)

Një 36-vjeçar ka telefonuar sot në emisionin “Aldo Morning Show”, nga ku rrëfeu historinë e tij dhe kërkoi njohje me një grua tjetër. Luani nga Rrogozhina tha se punon si emigrant në Greqi dhe ka dy fëmijë. /Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Pata një grua, ajo iku kur unë isha në emigracion, kalamajt i kam unë, kam 2 fëmijë një 6 vjeç dhe një 8 vjeç”, tha Luani. 36-vjeçari tha se është martuar me mblesëri prej 10 vitesh dhe pasi takoi ish-bashkëshorten bënë marrë dhënien serioze. /Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

“Jam Luani nga Rrogozhina, kam mbaruar 8-vjeçaren. Familja më ka lënë. Pata një grua, ajo iku kur unë isha në emigracion, kalamajt i kam unë, kam 2 fëmijë një 6 vjeç dhe një 8 vjeç. U martova me të njohur, e pashë më pëlqeu si femër, pim kafe dhe u martova. Tani kam vënë pak pasuri dhe kërkoj njeri tjetër”, tha 36-vjeçari /Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet