Lajm

“Si ka mundësi që i ke vajzat e shëmtuara?”, aktorja e Portokallisë i kthen bashkë me të bijën përgjigjen e merituar

Arjola Demiri është një nga aktoret më të bukura në Shqipëri. Përveç shkëlqimit në filmat e shfaqjet shqiptare, 36 vjeçarja është edhe pjesë e programit të humorit “Portokalli” duke qëndruar kështu vazhdimisht në vëmendjen e publikut. Ylli i kinematografisë, e cila është edhe nënë e tre fëmijëve, qëndron gjithashtu aktive në rrjete sociale./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Së fundmi, ajo na ka ngrohur zemrat të gjithëve me një mesazh që ka përcjellë së bashku me vajzën e saj Alesian. Një ndjekës i ka shkruar Arjolës: “Si ka mundësi që i ke vajzat kaq të shëmtuara dhe s’të kanë ngjarë hiç?” Aktorja ja ka lënë vetë në dorë Alesias përgjigjen. Ajo e ka filmuar momentin kur i tregon mesazhin gjithë urrejtje të ndjekësit, dhe reagimi i të voglës është sa epik aq edhe emocionues./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Teksa merr një çakmak dhe e ndez, Alesia thotë me vetëbesim në anglisht: “Zjarri është ndezur!”.Më pas ajo vazhdon: “Kush të pyeti? Tjetër: Nuk jam pasqyra jote. Nuk e di kush je ti. Më fal por ke nevojë për ndihmë! Gjëja më e bukur te njerëzit është truri i tyre dhe unë e kam një, kam edhe pamjen e jashtme. I kam të dyja kështu që mirupafshim!”/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet