Lajm

Zgjohet nga koma 78-ditore dhe zbulon se bashkëshorti ishte lidhur me nënën e saj

Nëna dhe burri i saj kishin krijuar një lidhje, dhe më vonë ata u martuan. “Nëna ime shkonte në shtëpinë time për të ndihmuar burrin dhe djalin tim ndërsa isha në spital. Në ato katër muaj ndërsa po luftoja për jetën time, burri im më vizitoi dy here, ndërsa nëna ime asnjëherë. Babai më tha lajmin kur unë u zgjova. Që atëherë nuk mund ta telefonoj më nënën time”, tha Kamylla.

Ajo përjetoi tradhti të dyfishtë, zhgënjim dhe dhimbjen më të keqe të jetës së saj të cilën ajo e përshkruan si “thikë në shpinë”. Ai as nuk mund ta besojë që të dy u martuan dhe se ata “festojnë” dashurinë e tyre në publik. Djali e sheh babanë disa herë në javë, por Kamylla mendon se nuk është e shëndetshme që një 6-vjeçar të ekspozohet ndaj një situate kaq toksike dhe të tmerrshme. Ajo e la dhimbjen pas, dhe po shijon 10 muajt e fundit me partnerin e saj të ri. Ajo është përqendruar, përveç tij, tek babai dhe djali i saj, raporton The Sun.