Lajm

Lezhianja: Binte shi, ishim pa drita kur ra dera dhe pashë burrin e motres

Vajza thotë se e motra pasi ka zbuluar tradhëtinë e të fejuarit, është ndarë prej tij. Por sot…Kjo është historia e trishtë e rrëfyer. “Sa keq jam tani. Edhe pse nuk më ka ndodhur mua, por motrës, unë e vuaj barabar dhimbjen e saj. Ne jemi dy motra nga Lezha. Motra më e madhe është e fejuar prej 3 vitesh me një djalë që janë marrë vete. Ata janë shumë të dashuruar, motra e adhuronte deri dje, kur zbuloi se ai e tradhëtonte.

Unë nuk e besoja dot, sepse ai bënte shumë për motren time. Por është e vërtetë. Ai e tradhëtoi motrën me njërën që e ka tek puna. Motra u lëndua shumë, sa sinqerisht ishte gati të vriste edhe veten. Këtë verë kishin në mend të martoheshin. Vetëm qan dhe nuk ha, e unë nuk di si ta nxjerr motrën nga kjo gjendje. Kunati ka tentuar rikthimin, por motra edhe pse e do me shpirt nuk mund ta falë. Madje një natë binte shumë shi e nuk kishim as drita nuk vjen kunati në derë dhe qante.