Lajm

Axha i Glauk Konjufcës ka dosje në Polici, shkaktoi dëm rreth 15 mijë euro

Rabit Konjufca, këshilltar i ministrit të Mbrojtjes dhe axha i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, ka dosje në polici për shkak të djegies së nje depoje me teknikë të bardhë në fshatin Llugaxhi të Lipjanit. Sipas ankuesit, vlera e dëmit kishte arritur rreth 15 mijë euro./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

“Me datën 10/03/2019 rreth orës 17:00, Stacioni Policor në Lipjan është njoftuar për një incident zjarri në fshatin Llugaxhi. Palës së dëmtuar A.K., të këtij rasti , i është djegur një pjesë e depos (me teknikë të bardhë e importuar nga jashtë, e përdorur). Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe njësia e zjarrfikësve që kanë lokalizuar zjarrin. Sipas palës ankuese, vlera e dëmit ishte diku rreth 15.000 €. Bazuar në hetimet dhe ekzaminimet në vendin e ngjarjes, dyshohet se zjarrin ishte shkaktuar nga pakujdesia nga i dyshuari R. K. Rasti është referuar në Prokurori Themelore në Prishtinë, me Kallëzim Penal kundër me datë 19/03/2019”, thuhet në përgjigjen e policisë./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet