Lajm

Gruaja e cila në Gjilan punonte për rrogë 150 euro, kurse tani po cudit Zvicrën me mjeshtritë e saj

Shqipe Déforel eshte me prejardhje nga Gjilani i Kosovës ajo eshte vendosur ne Zvicer dhe ka nje jete te re.

Paraprakisht, ajo punonte nënjë furrë buke për një pagë mesatare prej 150 euro nëmuaj, që në kontekstin politik e ekonomik është shumë vështirë. Zvicrën e zbuloi gjatë pushimeve që i bëri tek prindërit e saj në Gjenevë.

Po gjatë kësaj kohe, ajo e takoi edhe dashurinë e madhe të saj, Philippe Déforel. Një vit më vonë, ata martohen dhe vendosen në Vuadens. Që nga dita e parë e punës, mjeshtri zviceran kishte theksuar se Shqipja është një punëtore e shkëlqyeshme, e ndërgjegjshme dhe puna e saj është e pastër. Ndërsa bashkëshorti i saj i konfirmon këto epitete duke shtuar se ajo është në gjendje t`i zhvendosë edhe malet me fuqinë e saj.