Lajm

Vuçiq Jep Deklaratën BOMBË Për Serbët: “Shqiptarët Do Të Na E Marrin Vranjen Dhe Nishin…”

Vuçiq Jep Deklaratën BOMBË Për Serbët: “Shqiptarët Do Të Na E Marrin Vranjen Dhe Nishin…”

Argumentimi i preferuar i Vuçiqit është se Serbia ose duhet tani t’i përcaktojë kufijtë me shqiptarët, ose shqiptarët përmes natalitetit dhe blerjes së tokave brenda disa dekadash do të mbërrijnë deri në Vranje dhe Nish.

Presidenti i Serbisë Vuçiq foli për herë të parë për mundësinë e “përkufzimit” me shqitparët. Në Beograd nuk e kanë të qartë se ç’do të thotë kjo në të vërtetë. Shumë e kundrështojnë idenë. Flitet edhe për referendum.

Bota e gazetave bulevardeske në Serbi ishte në rregull deri në fillimin të javës së kaluar. Lajme për thashethemet e prominentëve, pak nxitje dhe ur rejtje ndaj shqiptarëve të Kosovës, pak ndaj kroatëve dhe opozitës në Serbi – business as usual. Por të enjten e kaluar gjërat ndryshuan: Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq – të cilin shumëkush e konsideron edhe kryeredaktor të të gjitha mediave të rëndësishme – përdori për herë të parë fjalën mgajike “prëkufzim” me shqiptarët. Ishte kjo hera e parë që autokrati serb hedh në lojë edhe mundësinë e njohjes së asaj që në Serbi quhet “provinca jugore e Serbisë”.